YTB do të mbështesë punimet e suksesshme të studentëve të diplomuar në Turqi

YTB këtë vit ka shpallur dy programe inkurajimi për të diplomuarit në Turqi të cilët pasi janë larguar nga Turqia kanë zhvilluar punime të suksesshme në vendet e tyre dhe në arenën ndërkombëtare.

Presidenca e Turqisë për Turqit Jashtë Vendit dhe Komunitetet Mike (YTB) do vendosë në zbatim dy programe inkurajuese në fushat e akademisë dhe sportit me qëllimin për të mbështetur “të diplomuarit në Turqi” të cilët kanë zhvilluar punime të suksesshme në vendet e tyre pasi janë diplomuar nga universitete të ndryshme të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

YTB vazhdon punimet për të diplomuarit në mbarë botën duke forcuar lidhjet nëpërmjet “programit të të diplomuarve në Turqi” edhe me studentët ndërkombëtarë që janë arsimuar me bursë ose me mundësitë e tyre në institucionet arsimore dhe edukimit në Turqi.

Mijëra studentë ndërkombëtarë që janë kthyer në vendet e tyre pas arsimit universitar, master dhe doktoraturës në universitete të ndryshme të Turqisë, i janë bashkuar familjes të të diplomuarve në Turqi si akademikë, politikanë, biznesmenë, ekonomistë, sportistë dhe artistë.

Sipas informacionit që AA ka marrë nga YTB, mësohet se YTB këtë vit ka shpallur dy programe inkurajimi për të diplomuarit në Turqi të cilët pasi janë larguar nga Turqia kanë zhvilluar punime të suksesshme në vendet e tyre dhe në arenën ndërkombëtare dhe që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendeve të tyre. Në këtë kuadër YTB do të sigurojë mbështetje financiare për të diplomuarit në Turqi nëpërmjet “Programi i Inkurajimit Akademik për të Diplomuarit në Turqi” dhe “Programi i Inkurajimit dhe Çmimit të Shërbimit në Sport për të Diplomuarit në Turqi”.

Kategoritë
BotaLajme