YPG/PKK përdor fotografi të rreme për të njollosur operacionin e Turqisë, ‘në grackë’ bien edhe mediat kosovare

Llogaritë pro organizatës terroriste YPG/PKK në rrjetet sociale kanë shpërndarë fotografi të rreme të familjeve të pikëlluara të prekura nga luftërat në rajon për të përhapur dezinformata në lidhje me operacionin antiterrorist të Turqisë në lindje të lumit Eufrat.

Mbështetësit e YPG/PKK-së kanë rritur fushatat në mediat sociale kundër operacionit antiterrorist të Turqisë në veri të Sirisë duke postuar fotografi të rreme për të fajësuar Turqinë, raporton AA.

Llogaritë e afërta me YPG/PKK-në shpërndanë fotografi duke pretenduar se ato janë shkrepur gjatë operacionit “Burimi i Paqes”.

Megjithatë, fotografitë që u postuan për të shtrembëruar operacionin e Turqisë me imazhe të familjeve të prekura nga lufta, në të vërtetë janë shkrepur në kohë dhe vende të ndryshme.

Llogaritë simpatizante të YPG/PKK-së postuan një fotografi të një njeriu, i cili me lot në sy përqafon djalin që i mbijetoi një bombardimi, duke pretenduar se kjo fotografi është kapur gjatë operacionit “Burimi i Paqes”.

Në fakt, fotografia është nga një bombardim i rëndë në Halep nga regjimi i Bashar al-Asadit në vitin 2014.

Në mënyrë të ngjashme, llogaritë pro-terroriste ndanë një video të një babai i cili nuk mund të kontrollojë lotët e tij teksa mban trupin e pajetë të fëmijës së tij, duke pretenduar se kjo ka ndodhur gjatë operacionit “Burimi i Paqes”. Në realitet, fotografia është shkrepur në provincën e Idlibit të Sirisë në janar të vitit 2018.

Një tjetër llogari manipuluese postoi një fotografi të një vajze të vogël duke qarë mes rrënojave, sikur kjo të ketë ndodhur gjatë operacionin “Burimi i Paqes”. Në të vërtetë, fotografia është realizuar në Palestinë në vitin 2016.

Simpatizantët e grupit terrorist përhapën një foto ku shihet një djalë duke qarë mes ushtarësh, duke pretenduar se këto pamje janë nga operacioni i Turqisë. Megjithatë, fotografia është realizuar në kufirin e Maqedonisë së Veriut me Greqinë në shtator të vitit 2015.

Kategoritë
BotaLajmeLajmet Kryesore

Të ngjajshmet