YPG/PKK nxit terroristët e ISIS-it që ta luftojnë kundër Turqisë

Organizata terroriste YPG/PKK u ka premtuar terroristëve të dorëzuar të DEASH-it/ISIS dhe familjeve të tyre në Siri që t’i nxjerrë nga zona nën pushtimin e saj dhe që terroristët të depërtojnë sërish në territorin e Turqisë.

Theksohet se është në vazhdim procesi i dorëzimit dhe evakuimit të familjeve të pjesëtarëve të DEASH-it pasi YPG/PKK dhe SHBA-ja arritën më 15 shkurt një marrëveshje me grupin e fundit të DEASH-it të bllokuar në rajonin Bagoz të qytetit Dejrizor në kufirin Siri-Irak, raporton AA.

AA ka arritur të sigurojë përmbajtjen e marrëveshjes së arritur mes dy organizatave terroriste. Sipas kësaj YPG/PKK-ja do të lejojë qëndrimin në kampet e organizatës për pjesëtarët e DEASH-it dhe familjarëve të tyre.

Ndërsa për personat që nuk dëshirojnë të qëndrojnë në kamp, organizata u ka premtuar që t’i nxjerrë jasht zonës së saj të pushtuar, drejt zonave të operacionit “Mburoja e Eufratit” në Afrin apo në zona të tjera nën kontrollin e regjimit të Bashar Asadit.

Marrëveshja e fundit e YPG/PKK-së rikujton planin e saj në tetor 2017 për të kaluar pjesëtarët e DEASH-it në Rakkan e rrethuar drejt territorit të Turqisë.

Organizata i evakuoi nga zona pasi arriti një marrëveshje me terroristët e DEASH-it të cilët i kishte rrethuar në qendrën e Rakkas, ku një pjesë e rëndësishme e këtyre u drejtuan në vijën kufitare për të depërtuar në Turqi. Ky depërtim i terroristëve në Turqi nëpërmjet trafikantëve u bë temë edhe në shtypin ndërkombëtar.

Liria e lëvizjes në zonën e pushtuar

Për ata që duan të dalin jashtë kampit YPG/PKK-ja do t’i pajisë me një “dokument të veçantë udhëtimi”, ku në këtë mënyrë pjesëtarët e DEASH-it dhe familjet e tyre mund të lëvizin dhe banojnë në rajonet nën pushtimin e YPG/PKK-së.

Sipas marrëveshjes që dy organizatat terroriste kanë arritur në lidhje me situatën e të plagosurve të DEASH-it, këta pjesëtarë do të trajtohen në spitalet nën okupimin e YPG/PKK-së dhe do të dalin nga spitali jo më vonë se 2 muaj.

YPG/PKK-ja që prej disa kohësh ka kërkuar nga DEASH-i kallëpet e arit që kanë konfiskuar gjatë pushtimit të qytetit të Mosulit në Irak.

Territoret nën okupimin e DEASH-it i cili ka humbur rajonin e tij të fundit në lindje të lumit Eufrat, kanë rënë në rreth 2 për qind të territoreve në Siri. Organizata ka prani vetëm në zonën e shkretëtirës që ndodhet nën rrethimin e regjimit.

Ndërsa organizata terroriste YPG/PKK ka nën pushtim 28 për qind të territorit të Sirisë.

Ndërkohë forcat e regjimit vazhdojnë të dominojnë në rreth 60 për qind të vendit dhe territoret e kontrolluara nga opozitarët dhe grupet e armatosura kundër regjimit korrespondojnë me rreth 10 për qind të territorit të vendit.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet