Ylli i futbollit amerikan aplikon Hixhame (Foto)

Hixhame (arabisht) derivon nga fjala arabe “haxhm” që do të thotë “të thithësh”, kurse anglisht “cupping therapy” është procesi i vënies i disa kupave në pjesë të caktuara të trupit, duke i hequr ajrin nga brenda kupave për të krijuar një vakum.

Gjithashtu definohet edhe si rregullimi i kapacitetit të gjakut në organizëm me anë të heqjes së qelizave të vdekura të gjakut dhe heqjes së gjakut të mpiksur në vena e kapilar.

Hixhamja është shumë i përhapur në vendet araba kryesisht në Arabinë Saudite por ka edhe nga ata që zbatojnë edhe ne Kosove pasi qe konsiderohet si një nga mjekimet më të mira që sillet si urdhër hyjnor për shërimin e sigurt të një numri të madh sëmundjesh.

Sipas ekspertëve edhe pse ka shumë dyshime mbi efektivitetin, ky lloj kurimi çdo dit e më shumë po përhapet edhe në vendet e tjera të botes.

Mund të themi se tash më është përhapur edhe në ShBA.

Këtë lloj të mjekimit e ka aplikuar edhe ylli i ekipit të futbollit New England Patriots, James Harrison, i cili rastin ka bere publike ne llogarinë e tij në instagram.

Postimi i tij ka ngritur një interes masiv për këtë proces mjekimi, shumë komentues kanë kërkuar nga ai të tregoj se ku mund të bëjnë një gjë të tillë, kurse pjesa tjetër ka kritikuar futbollistin duke treguar fakte shkencore ku thuhet se procesi ‘Hixhame’ nuk po preferohet nga Shkencëtarët.

Kritikave të komentuesve, Harrison është përgjigjur duke thënë: “Nuk me intereson çka thonë doktorët, ata jetojnë nga sëmurët, un sa herë që aplikoj këtë proces ndihem i kthjelltë dhe në formë” /Gazetaere.ocm/

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet