Xhamia është simbol i diturisë, arsimimit dhe edukimit njerëzor

Shkollat i duhen njerëzimit e edhe shqiptarëve, sepse Allahu ka urdhëruar që të mësohet e studiohet, urdhër i cili, njeriut ia bënë farz nxënien e dijes!

Shkruan: Xhevahire Abazi

Në Prishtinë afërsisht janë katërdhjetë e pesë shkolla fillore dhe të mesme, dhe disa shqiptarë mendojnë, se në vend të ndërtimit të xhamisë, duhet shtuar numri i shkollave.

Ata janë të pavetëdijshëm se për muslimanët është prioritet ndërtimi i tyre më shumë se për këdo tjetër, me vet faktin se Allahu fjalën e parë në Kur’an urdhëron që njeriu të lexojë.

Xhamitë kanë rol fisnikërimi e edukimi të njeriut. Në to përmendet emri i Zotit. Aty flitet për edukimin e njeriut, për arsimimin dhe prosperitetin njerëzor.

Përndryshe, edhe nëse do të shumëfishohej numri i shkollave që do të ndërtoheshin në Prishtinë, nuk ka rëndësi, sepse QESHMEJA QË NUK RRJEDHË UJË, EDHE NËSE ËSHTË NGA ARI, NUK KA VLERË !..

“Uji që rrjedh” i shkollave tona burimin e ka në xhamia, ato duhet ndërtuar dhe kujdesur për to, sepse nga aty rrjedh lënda e parë.

Aty lind, rritet, modifikohet njerëzorja.

Aty shtrohet rruga, për të vazhduar së ecuri pastaj në ndërtimin e shkollave, fabrikave e spitaleve.

Ata që janë kundër ndërtimit të xhamive, të njëjtit janë kundër ngritjes së vetëdijes, arsimimit, edukimit të popullit tonë.

Ata janë pakicë, dhe me ata duhet punuar më shumë ne si besimtarë sepse, të tillët janë dëmtues të vetes së tyre së pari, pastaj edhe të mbarë shoqërisë.


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONE

Të ngjajshmet