Xhaferoviç: Përfaqësuesit e Republikës Sërpska t’u japin fund pengesave

Anëtari i Presidencës së BeH-së, Xhaferoviç u drejtua në një konferencë për media dhe me këtë rast i ftoi përfaqësuesit e Republikës Sërpska t’u japin fund pengesave.

Anëtari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç u bëri thirrje përfaqësuesve të Republikës Sërpska (RS) që t’u japin fund pengesave, duke porositur se BeH ka ekzistuar para dhe do të ekzistojë edhe pas Dejtonit, raporton Anadolu Agency (AA).

Xhaferoviç u drejtua në një konferencë për media pas mbajtjes së seancës së presidencës së BeH-së dhe me këtë rast i ftoi përfaqësuesit e RS t’u japin fund pengesave.

“BeH ka ekzistuar para Dejtonit dhe do të ekzistojë edhe pas saj. Aktualisht po bëhen pengesa të funksionimit të institucioneve të BeH-së dhe kjo është një shkelje serioze e Marrëveshjes së Dejtonit”, ka thënë Xhaferoviç.

Ai tha se “përfaqësuesit politik të RS duhet seriozisht t’i kuptojnë pasojat e rrugës që kanë marrë”, duke shtuar se po bëhen përpjekje për destabilizimin e BeH-së dhe prishjen e paqes.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet