Xavi Hernandez i infektuar me koronavirus

Xavi në profilin e tij në Instagram ka shkruar se testi i tij për COVID-19 rezultoi pozitiv dhe se në përputhje me rekomandimet, ai ndodhet në izolim.

Xavi Hernandez, trajneri i klubit al-Sadd i cili garon në ligën elitare të Katarit, është infektuar me koronavirus.

Xavi në profilin e tij në Instagram ka shkruar se testi i tij për COVID-19 rezultoi pozitiv dhe se në përputhje me rekomandimet, ai ndodhet në izolim.

Xavi (40) theksoi se ndihet mirë.

“Kur të kem lejen e institucioneve përkatëse shëndetësore, unë do t’i kthehem rutinës së përditshme dhe do t’i gëzohem kthimit në punë”, tha ai.

Një nga emrat legjendare të Barcelonës, Xavi, vitin e kaluar u përshëndet me futbollin në al-Sadd, duke u bërë trajner i këti klubi të Katarit.

Kategoritë
Sport