Whatsapp-i në Epokën e dezinformacionit dhe Propagandës

Sipas disa hulumtuesve aplikacionet/platformat e komunikimit në të ardhmen

do të jenë pjesë e debateve mbi keqinformimin apo dezinformimin.

Shkruan: Nic Dias

Sipas disa thashethemeve të përhapura në Brazil, dezinformacioni bëri që dy persona të rrihen nën akuzën për kidnapim të dy fëmijëve. Pranverën e kaluar, mbi bazën e thashethemeve, u përhap tha se do të përjetohet mungesë e kripës, e për rrjedhojë ky dezinformacion shkaktoi një panik vdekjeprurëse në disa qytete në Indi, respektivisht si pasojë e turmave të cilat u orientuan drejt tregjeve. Muajin e kaluar në Keni si pasojë e një ankete të improvizuar humbën jetën disa persona. Po ashtu ky dezinformacion ndikoi në perceptimin me skepticizëm të rezultateve në zgjedhjet në Keni.

Detyra për t’i përmirësuar lajmet e rrejshme të cilat mundë t’i hapin rrugë  dhunës, u takon gazetarëve. Fatkeqësisht është shumë vështirë të gjenden personat të cilët fabrikojnë këto lajme apo informacione të rreme. Shkaku i kësaj qëndron te aplikacioni Whatsapp, në një detaj i cili duket shumë i vogël dhe i cili mundëson që këto lajmë të rreme të arrijnë shumë shpejt deri tek lexuesit.

Whattsapp si një aplikacion për komunikim të mbyllur ashtu si Viber nëpër gjithë botën, çdo ditë e më shumë po fiton popullaritet. Përderisa Twitter dhe Facebook çdo ditë e më shumë po humbin popullaritetin, Whatsapp në botën e komunikimit të fshehtë të përdoruesve të tij, u ofron një botë më të gjerë në aspektin e burimit të informacionit.  Kohëve të fundit sipas rezultateve të anketës të YouGov ku u anketuan 70 mijë persona nga 36 shtete të ndryshme, rezulton që 23% të të anketuarve burimin e lajmit, shpërndarjen dhe debatin e tij janë duke e realizuar nëpërmjet paltformave komunikuese. Në disa shtete siç është Malezia, Brazili dhe në disa shtete Aziatike, kjo përqindje, është rritur deri në 50% dhe nga aspekti i të qenurit burim informacioni aplikacioni Whatsapp ka arritur përdorim pothuajse njësoj sa Facebooku.

Në perëndim akoma në mesin e hulumtuesve (duke përfshirë këtu edhe veten), nuk është hapur një debat serioz për të zhvilluar një aplikacion kundër dezinformimit dhe lajmeve të rreme të cilat përhapen nëpërmjet platformave të komunikimit. Kjo është një çështje e cila kërkon trajtim serioz, për shkak se këto aplikacione të thjeshta nëpërmjet lajmit të rrem dhe dezinformimit mundë të ndikojnë për një të ardhme të errët.

Përkundër Twitterit dhe Reddit platformat komunikuese nuk janë aplikacione ku miliona të huaj krah për krah mundë të gjenden në të njëjtin vend. Këto platforma të cilat u krijuan si alternative për SMS porositë, posedojnë veçori për komunikim privat dhe komunikim të kriptuar.

Shumica e këtyre aplikacioneve kufizojnë përdoruesit e tyre që të mundë të krijojnë komunikim duke u grupuar maksimum deri në 500 persona. Në një grup ku janë të kyçur 100 persona, natyrisht, askush nuk e ndjen veten se është duke komunikuar në mënyrë private. Për t’u kyçur në këto grupe është e nevojshme që një anëtar i atij grupi t’ju dërgoj ftesë të veçantë. Ndër të tjera, përveç anëtarëve të një grupi të caktuar, anëtarë jashtë saj asnjëherë nuk do ta mësojnë se a ka ekzistuar apo jo ai grup. Pra duhet të jesh i kyçur për të ditur një gjë të tillë. Po ashtu, këto aplikacione janë të mbyllura për kyçje nga jashtë, sado që tema të jetë tërheqëse një gjë e tillë është,  e pamundur për pjesëtarët e jashtëm. Disa kompani celularësh përdoruesve të tyre u ofrojnë kyçje të një anshme në tema kreative dhe me përmbajtje editoriale. Kjo do të thotë se përdoruesit i cili boton (shkruan) diçka në këto paltforma është e mbyllur për pjesëtarët e jashtëm.

Si përfundim, përveç disa përjashtimeve të gjithë aktivitetet në këto platforma janë të padukshme për personat jashtë rrjetit komunikues. Aplikacionet si Whatsapp, Telegram dhe Viber për shkak të kriptimit nuk janë në gjendje të shikojnë se çfarë bisedojnë përdoruesit e tyre. Prandaj personat të cilët duan të theksojnë këtë karakteristikë të paltformave komunikuese, këto platforma i quajnë si  “rrjete të mbyllura socializuese”.

Ekzistimi i paltformave komunikuese të mbyllura vështirëson punën e gazetarëve në kuptimin e verifikimit të informacioneve që përhapen në këto platforma. Para së gjithash këto platforma parandalojnë personat të cilët luftojnë deziformacionin dhe personat të cilët duan të shohin llojet e informacioneve të shpërndara, për të bërë verifikimin e tyre. Veç kësaj edhe nëse identifikohet një deziformatë e shpalosur nga këto platforma, gjetja e burimit i cili është një hap shumë i rëndësishëm për verifikim, është shumë i vështirë.  Deziformacionet e përhapura nëpërmjet këtyre platformave përgjithësisht nuk paraqesin në formën e referencave apo linqeve të ndryshme. Këto deziformata zakonisht përhapen në formë të një fotografie, imazhi apo në formë teksti. P.sh: (“NASA njoftoj se tërmeti i ardhshëm do të jetë me fuqi 8.2 shkallë. Ju lutemi këtë porosi shpërndajeni sa më shumë personave”). Imazhet, videot ose teksti që referohen ose identifikohen gabimisht mund të kontrollohen përmes Google. Por atëherë kur Google nuk mundë të verifikoj përmbajtjen e tyre atëherë gazetarët hynë në telashe.

Këto aplikacione komplikojnë gjendjen edhe për personat të cilët mëtojnë përhapjen e dezinformaconeve. Personat dashakeq që përdorin këto aplikacione komunikimi nuk e kanë alterantivën për shpërndarje masive siç ndodh p.sh. me Twitterin. Në këto aplikacione për t’i dërguar dikujt porosi është e nevojshme të dihet numri i celularit ose të paktën emri i përdoruesit. Po ashtu në të njëjtën mënyrë këto lloje mesazhesh apo porosish mundë të regjistrohen.

Por prapë së prapë dezinformatorët sot shumë lehtë e kanë të blejnë një listë me numra telefonash ose edhe shumë lehtë mundë të arrijnë deri të librat publik të numrave telefonik. Po ashtu këto personave përveç krijimit automatik të grupit dhe krijimit të porosisë gjejnë shumë mundësi të tjera për të arritur deri tek  numrat e celularë, por edhe për të arritur deri tek SIM kartat. Gjithashtu shuma platforma të komunikimit posedojnë aplikacionin për dërgimin e porosisë në formën spam. Whatsapp dhe Viber paralajmëruan se do të marrën masa për të mbrojtur aplikacionin spam me qëllim të mbrojtjes së përdoruesve.

Po ashtu aktorët keqdashës të cilët krijojnë viruse të ndryshme në mënyrë të koordinuar përdorin këto aplikacione me qëllim të përhapjes sa më të madhe dhe të shpejtë. Këtë taktik është duke e përdorur  p.sh. Partia Popullore e Indisë në prag të zgjedhjeve, të cilat do të mbahen në vitin 2008. Partia në fjalë nëpërmjet 5000 grupeve në Whatsapp për shpërndarje të porosive është duke edukuar rreth 100 persona vullnetarë.  Mirëpo kjo nuk do të thotë që automatkisht partia në fjalë do të shpërndaj informacione të rreme. Por ideja është që kjo taktikë shumë lehtë dhe në mënyrë të suksesshme mundë të përdoret për të përhapur dezinformacionet.

Sipas hulumtimeve të fundit aplikacioni Whattsap del se është më i përshtatshmi për përhapjen e lajmeve të rreme. Sipas raportit të Nieman portali informativ në Kolumbi La Silla Vacia filloi t’i inkurajojë lexuesit që lajmet e rreme në Whatsapp tua dërgojnë në formë vizuale. Pas verifikimit të përmbajtjes së sajuar bëjnë përpjekje për t’i gjetur falsifikuesit e vërtetë të lajmit. Kështu dëshmohet se këto lajme të rreme  synojnë të ndikojnë qarqet e ndryshme sociale. Po ashtu grupi Boatos në Braliz dhe BoomLive në Indi punojnë mbi verifikimin e lajmeve të cilët shpërndahen nëpërmjet aplikacionit Whattsap.

Por për të bërë verifikimin natyrisht duhet kuptuar shkakun e përhapjes së dezinformacionit dhe krijimit të lajmeve të rreme. Prandaj që gazetarët të jenë efektiv në verifikim duhet të jenë të hapur ndaj alternativave të reja. Kjo anomali, pra mosbesimi ndaj gazetarëve duhet tejkaluar duke bërë investigime dhe duke u edukuar në temat e verifikimit. Kjo mund t’u japë përdoruesve një ndërgjegjësim se si të identifikojnë dhe të vërtetojnë përmbajtjen e paverifikuar në etapën e parë.

Për t’u realizuar e gjithë kjo është e nevojshme një  kohë e gjatë dhe kërkohet shumë burime. Por duhet theksuar se epoka e dezinformacionit dhe lajmit të rremë është shumë afër dhe të gjithë ne duhet te jemi të gatshëm për një gjë të tillë.

 


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - BallinaTeknologji

Të ngjajshmet