Washington Post: Hahn nuk e sheh problem braktisjen e Ballkanit nga SHBA

Komisionari Evropian për Zgjerimin Johannes Hahn tha se shkëmbimi i territorit midis Serbisë dhe Kosovës mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje të detyrueshme ligjore, duke theksuar se parakushti i vetëm për BE është se çdo marrëveshje duhet të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Në një bisedë për Washington Post, gjatë një vizite të kohëve të fundit në SHBA, Hahn shprehu shpresën se zgjidhja e mosmarrëveshjes së emrit të Maqedonisë do të shërbejë si pararendës për zgjidhjen e konflikteve të tjera në Ballkanin Perëndimor, përfshirë një ngërç në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës.

Duke folur për rregullimin e mundshëm të kufirit, Hahn theksoi se marrëveshja e detyrueshme ligjore e të dy palëve do të mbulonte fushat përtej kufijve dhe se “një nga elementët kryesorë të një marrëveshjeje të ardhshme duhet të jetë respektimi i të drejtave të pakicave”, transmeton kp.

“Në këtë pikë, askush nuk mund të parashikojë se çfarë mund të jetë rezultati përfundimtar. Shkëmbimi i mundshëm i territorit mund të jetë, në çdo rast, nëse dëshironi, pjesa e fundit e një mozaiku më të madh … Parakushti i vetëm që kemi vendosur është se çdo marrëveshje bilaterale duhet të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin e rajonit “, tha Han.

Me rastin e vlerësimit se tërheqja e SHBA nga një pozitë udhëheqëse në politikën ndaj Ballkanit Perëndimor mund të destabilizojë rajonin, Hahn, siç shkruan Washington Post, ofron një qasje tjetër.

“Është një kthim i lehtë në normale,” tha ai, duke shtuar se 75 për qind e shkëmbimeve tregtare të rajonit bëhen me vendet e BE-së.

Sipas Hahn, kjo është në një mënyrë vetëm një reagim ndaj situatës në terren, pasi SHBA nuk kanë pothuajse asnjë interes biznesi në rajon.

“SHBA ishin më parë në krye për shkak të ndërhyrjes së NATO-s . Situata ka ndryshuar . Nëse shikoj një kornizë më të gjerë kohore, ka përparim në rajon. Për shembull, nëse ka pasur disa konflikte mes Serbisë dhe Kosovës në terren, do të çonte lehtë në dhunë në të kaluarën, ndërsa udhëheqësit e sotëm e marrin telefonin dhe e thërrasin njëri-tjetrin,”tha Hahn për Washington Post.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet