Wanda e sigurt: Icardi vazhdon 100 përqind kontratën me Interin

Sulmuesi argjentinas pritet të nënshkruajë kontratë të re me zikaltërit.

Gruaja dhe njëherësh agjentja e Mauro Icardit ka folur rreth çështjes së rinovimit të kontratës së sulmuesit me Interin.

Këto javët e fundit kanë qenë të tensionuara mes të dyja palëve, pasi ofertën e deritanishme të Interit, Wanda Nara ka refuzuar ta pranonte për vazhdim të kontratës.

Megjithatë ajo pret që gjithçka të shkojë mirë në ditët në vazhdim dhe të arrihet marrëveshja për vazhdim.

“Unë dhe Mauro nuk i kemi kërkuar gjë Interit. Ndoshta më marrin për budallaqe, por nuk jam”.

“Jam 100% e bindur, vullneti ynë është të vazhdojmë me Interin”, theksoi Wanda.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet