“Walone Fashion Group” hap pikën e re në Arbëri, ofron laramani stilesh

Shtëpia e modës “Walone Fashion Group”, ka hapur lokalin e ri në lagjen ‘Arbëria’, të Prishtinës, në të cilin ka mirëpritur klientë dhe adhurues të modës. Ata kanë prezentuar ve“Walone Fashion Group” hap pikën e re në Arbëri, ofron laramani stilesh.

Shtëpia e modës “Walone Fashion Group”, ka hapur lokalin e ri në lagjen ‘Arbëria’, të Prishtinës, në të cilin ka mirëpritur klientë dhe adhurues të modës. Ata kanë prezantuar veshjet dhe stilet e tyre të shumëllojshme për të pranishmit, gjatë një organizimi me koktej e muzikë.

Pronari i “Walone Fashion Group”, Valon Osmani, tha se hapja e lokalit të ri u prit shumë mirë nga klientët dhe të pasionuarit e modës. Ai tha se veshjet e kësaj shtëpie shiten në 30 shtete të botës dhe njoftoi se kanë në plan që në vitin 2020 të hapin edhe një pikë tjetër në Berlin.

“Ndoshta e kemi bërë një ‘show room’ më të madhin në Ballkan, edhe shumë u pëlqy, shumë e kanë pritë mirë, tepër është pëlqy prej klientëve tanë…..Ne në kuadër të ‘Walone Fashion Gruop’ i kemi dhjetë dizajnerë tonë që dizajnojnë. I kemi afro 30 shtete që i prodhojmë modele, dizajne e koleksione prej dizajnerëve tanë, kryesisht nga pjesa e Arabisë dhe Amerikës që transportojmë modelet tona dhe atje shiten prej lokaleve atje”, ka thënë ai.

Kurse, bashkëpronarja Benek Osmani, tha se duke bashkuar stilet e dizajnerëve të ndryshëm, kjo shtëpi e modës po sjellë modele të veçanta të veshjeve.

Osmani tha se ata kanë edhe punëtorinë e tyre, përmes së cilës ofrojnë shumë fustane të punuara me dorë.

Po ashtu, ajo tha se shumëllojshmëria e stileve që ata ofrojnë si shtëpi e modës, bën që secili klient ta gjejë veten aty.

“Klientët po na njohin si shpi e modës që ka veshje solemne edhe për fëmijë, edhe për femra dhe meshkuj. Na e kemi një grup të dizajnerave, janë katër-pesë veta që i bëjnë modelet ma të veçanta, ai është elementi që e bën ‘Walone Fashion Group’ shumë unike se te na po bashkohen stilet edhe shijet e katër-pesë njerëzve, kështu që po dalin sende që janë esktrem unike dhe të veçanta”, ka thënë Osmani.

Ndërkaq, për shumëllojshmërinë e stileve që kjo shtëpi ofron, foli edhe dizajnerja Anjesa Gavazi, e cila është pjesë e kësaj shtëpie të modës.

“Shtëpia e modës ‘Walone Fashion Group’ kryesisht është një laramani stilesh, domethënë ne punojmë ‘haute couture’, për stil urban, domethënë të gjitha stilet janë në një emër, domethanë në Walone Fashion Group mund t’i gjeni të gjitha llojet e stileve’, ka thënë Gavazi.

Dizajnerja tjetër, Kleita Ibrahimi, tha se kjo shtëpi e modës po ofron veshje nga më të thjeshtat e deri te ato më elegante, për të dy gjinitë dhe të gjitha grupmoshat.

“Kemi domethënë edhe veshje për fëmijë, për meshkuj ashtu edhe për femra, për fëmijë të moshave të ndryshme, po ashtu i kemi edhe vellot që janë prej atyre më të thjeshta e deri tek ato më ekskluzive, domethënë, në ‘Walone Fashion Group’ iu thjesht me secilën veshje do të shkëlqeni”, ka thënë Ibrahimi.

“Walone Fashion Group” tashmë ka katër showrooms, të veshjeve në Kosovë, derisa pronarët kanë njoftuar që pas dy vitesh kjo shtëpi e modës do të hapë edhe një pikë të re jashtë kufijve në Kosovës, konkretisht, në Berlin të Gjermanisë.

Kategoritë
EkonomiLajmeVendi

Të ngjajshmet