Vuçiqi konfirmon takimin Kosovë- Serbi në Berlin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar takimin në Berlin në mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Vuçiq theksoi se i ashtuquajturi shef i zyrës për Kosovën Marko Gjuriq ka qëndruar dje në Berlin në një takim përgatitor për një samit të mundshëm në Paris, por se pas këtij takimi është shprehur i sigurt se samiti i Parisit nuk do të mbahet, shkruan tanjug.

“Unë personalisht dërgova Marko Gjuriq në atë takim,” tha Vuçiq për gazetarët në Minsk, ndërsa shtoi se ky takim nuk ishte sekret por “ishte marrëveshja që të mos flitet publikisht”

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet