Vuçiq: Synojmë marrëveshje historike me shqiptarët dhe jetë fqinjësore me boshnjakët

Vuçiq: Serbia dëshiron të krijojë shtet të fortë dhe stabil i cili me të gjithë do të jetë partner i fuqishëm, si dhe do të synojë marrëveshje historike me shqiptarët dhe jetë fqinjësore me boshnjakët.

 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se teknika e re, artileria dhe avionët e ushtrisë serbe nuk paraqesin kurrfarë kërcënimi për askënd, por se janë dëshmi se Serbia vlerëson jetën e qytetarëve të saj dhe do të jetë në gjendje që t’i mbrojë.

“Serbia dëshiron të krijojë shtet të fortë dhe stabil i cili me të gjithë do të jetë partner i fuqishëm, si dhe do të synojë marrëveshje historike me shqiptarët, jetë fqinjësore me boshnjakët, marrëdhënie të mira me kroatët dhe lidhje më të forta me malazezët”, tha Vuçiq në aeroportin në Batajnica, ku u prezantua stërvitja ushtarake “Sloboda 2017” me rastin e 73 vjetorit të çlirimit të Beogradit në Luftën e Dytë Botërore.

Siç sqaroi ai, Serbia nuk druhet të negociojë, por “askush nuk duhet të mendoj se negocion sepse frikësohet”.

“Ushtria e Serbisë për çdo ditë është më e fuqishme dhe së shpejti do të jetë edhe më mirë e paguar. Ne jemi vend i lirë, i pavarur dhe sovran, i cili dëshiron të merret me veten dhe të punojë, përparojë dhe të zhvillohet”, tha presidenti serb./AA,

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni

Të ngjajshmet