Vuçiq: Serbinë e pret një vjeshtë e vështirë

Komentet e Vuçiq erdhën në një intervistë për një televizion serb pas një sërë takimesh në SHBA lidhur me Kosovën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se çdo bisedë me zyrtarët e SHBA-së është e rëndësishme, sepse para Serbisë qëndron “një vjeshtë jo e lehtë dhe një dimër jo i thjeshtë”.

Komentet e Vuçiq erdhën në një intervistë për një televizion serb pas një sërë takimesh në SHBA lidhur me Kosovën.

“Ne do të luftojmë në kushte të vështira. Nuk do të jetë e lehtë. Do të shohim se si do të duket gjithçka. Sigurisht, nuk presim ditë të lehta, as vjeshtë të lehtë, e as dimër të thjeshtë për ne”, tha Vuçiq.

Kosova në dhjetor të vitit 2018 vendosi taksë ndaj produkteve serbe që hyjnë në Kosovë për 100 për qind, për shkak të “fushatës serbe për çnjohjet ndaj Kosovës”. Ndërkaq, pas kësaj, Serbia nuk ka pranuar më të ulet për të biseduar me Kosovën nën ndërmjetësimin e BE-së pa heqjen e taksës.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni

Të ngjajshmet