Vuçiq: Nëse Kosova hyn në Interpol do t’i ndiqte 5 mijë serbë që kanë luftuar kundër tyre

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i ka kërkuar homologut të tij austriak që të përmbahet rreth votës për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Vuçiq ka thënë  se pranimi i Kosovës në këtë organizatë do të hapte së paku dy probleme.

“ I pari është që shqiptarët nuk do të donin më të bisedojnë për asgjë, vetëm se do të presin hapin tjetër, anëtarësimin në OSBE dhe OKB. Do të marrin krah dhe nuk do të duan kompromis. Serbia nuk do t’i përkulet këtij presioni dhe do të vijmë në një rrugë qorre pa dalje” ka thënë Vuçiq.

Po ashtu, ai ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Interpol do të rriste numrin e flete arresteve kundër 5 mijë serbëve që kanë marrë pjesë në konfliktin e vitit 1999.

Ai ka thënë se “këta njerëz nuk do të dinin nëse mund të udhëtojnë dhe në këtë mënyrë do të krijohen tensione në bazë ditore dhe konflikte të mëtejme”.

“Nuk shoh asnjë të mirë nga hyrja e Kosovës në Interpol” ka thënë Vuçiq.Për pranimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare të Policisë do të votohet gjatë muajit nëntor në Dubai. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se Perëndimi është duke punuar me këmbë e duar që kjo të ndodhë.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet