Vuçiq: Kosova nuk mund të bëhet anëtare e UNESCO-s

Pas fjalimit në konferencën e 40-të të UNESCO-s në Paris, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq shprehu besimin e tij se Kosova nuk mund të bëhet anëtare e asaj organizate ndërkombëtare.

“Ne kemi marrëdhënie të mira me UNESCO dhe nuk ka frikë se dikush ‘mund të prishë rendin’ në të cilin anëtarët e UNESCO-s janë vetëm vendet e njohura ndërkombëtarisht. Kjo do të thotë se jam i bindur që Kosova nuk mund të bëhet anëtare e UNESCO-s dhe se Serbia në këtë organizatë shumë domethënëse gjithmonë do të arrijë të mbrojë interesat e saj në të ardhmen, “u tha Vuçiq gazetarëve.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet