Vuçiq e pranon: Erdogan kur ska qenë afër me ne siç është me Prishtinën dhe Sarajevën

Presidenti i Republikës se Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan sot filloi vizatën e tij zyrtare në Beogard, njofton Gazeta e Re.

Në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç, pas bashkë-kryesimit të një takimi të nivelit të lartë të Këshillit të Bashkëpunimit Turqi-Serbi në Beograd, presidenti Erdogan tha se, “Sot, ne po ndërmarrim një hap tjetër historik në kontekstin e marrëdhënieve tona dypalëshe. Serbia iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Turqisë për hapjen e një konsullate të përgjithshme në Novi Pazar, ku shumica e popullsisë është musliman”.

Erdoğan tha se takimi i tij me Vuçiçin ishte “shumë i frytshëm” dhe udhëheqësit e të dy vendeve vendosën “qëllime të reja” në marrëdhëniet e tyre dypalëshe.

Në anën tjetër Vuçiq ka vlerësuar pozitiv marrëdhëniet me shtetin e Turqisë por ai ka theksuar se pavarësisht këtyre marrëdhënieve, Turqia kurrë nuk ka qenë afër me Beogradin siç është me Prishtinën dhe Sarajevën.

Ndryshe, së bashku me Presidentin Erdogan në Beograd kanë udhëtuar gjithashtu bashkëshortja e tij – Emine Erdogan, ministri i Punëve të Jashtme – Mevlut Çavusoglu, ministri i Thesarit dhe Financave – Berat Albayrak, ministri i Mbrojtjes Kombëtare – Hulusi Akar, ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve – Bekir Pakdemirli, ministri i Komunikacionit dhe Infrastrukturës – Mehmet Cahit Turhan, kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës – Fahrettin Altun, si dhe zëdhënësi i Presidencës – Ibrahim Kalin.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet