Vuçiq: BE e paaftë të ushtrojë më shumë presion ndaj Prishtinës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shprehu sot shqetësimin e tij lidhur me qëndrimin e Prishtinës, se pavarësisht presionit nga bashkësia ndërkombëtare, nuk hoqi taksat për mallrat serbe, si dhe rreth pamundësisë së Bashkimit Evropian për të ushtruar më shumë presion mbi autoritetet e Prishtinës.

Vuçiq, në një bisedë me ambasadorin italian Carlo Lo Cascio, tha se Serbia do të kthehet në dialog vetëm pas tërheqjes së taksës.

Presidenti i Serbisë dhe ambasadori italian diskutuan për perspektivën evropiane të Serbisë, problemet në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, marrëdhëniet dypalëshe.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet