Vuçiç tërheq ambasadorin e Serbisë nga Turqia, ja arsyeja

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka tërhequr Ambasadorin e Serbisë në Turqi, Danilo Vuçetiç

Dekreti për tërheqjen është shpallur në Gazetën Zyrtare më 7 nëntor, ndërsa në fuqi ka hyrë një ditë pas, raporton AA.

Vuçiç në tetor tërhoqi edhe ambasadorin e Serbisë në Egjipt, Dragan Biseniç.

Sipas shkrimeve të mëparshme të mediave beogradase, do të ndryshohen gjysma e ambasadorëve të Serbisë, meqë shumicës u skadon mandati ose përmbushin kushtet për pension.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet