Vucic për kërcënimet me luftë ndaj Kosovës: Shqiptarët kanë probleme të brendshme

Gjatë ditës së djeshme presidenti serb Aleksandar Vucic, shkaktoi shumë reagime kur kërcënoi tërthorazi me luftë ndaj Kosovës

Vucic tha dje se rajoni i Nagorno Karabakhut është dëshmi se si mund të kthehen përleshjet e armatosura si pasojë e konflikteve të ngrira derisa iu referua çështjes së Kosovës, por sot ai ka ndërruar diskursin në lidhje me Kosovën.

Ish ministri i kriminelit Milosevic sot po thotë se synim i tij dhe i Serbisë është të ruhet paqja dhe reagimet e liderëve nga Kosova i ka quajtur histerike.

Ai tha se deklarata e tij ishte precize dhe e qartë, pasi sipas tij ai tha se duhet të shmangin politikën e konflikteve të ngrira mes vendeve.

”Ata kanë probleme të brendshme, deklarata ime ishte precize dhe e qartë. Kam folur për atë se duhet të shmangim politikën e konfliktit të ngrirë dhe se një konflikt i ngrirë në të ardhmen do të mund të sjell përplasje të armatosura, gjë që nuk e dëshiron askush”, ka thënë Vucic, përcjellë B92

Kujtojmë se dje Vucic ka shkaktuar reagime të mëdha në Kosovë dhe në arenën ndërkombëtare.

Kategoritë
LajmeVendi