Vuçiç: Ekipet tona të ekspertëve duhet të vlerësojnë sigurinë e vaksinës ruse

“Ne jemi të gatshëm të bisedojmë me të gjithë, sepse sa më shpejt të vijë vaksina, është një shpëtim për ekonominë”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ekipet e ekspertëve nga Serbia duhet të vlerësojnë sigurinë e vaksinës kundër koronavirusit të ri(COVID-19) që e ka bërë Rusia, tha sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Presidenti serb theksoi se janë të gatshëm të negociojnë me të gjithë për blerjen e vaksinës.

Vuçiç gazetarëve në Beograd u tha se e di se me cilat ekipet të ekspertëve serb bisedojnë për vaksinën dhe me cilët kanë nënshkruar memorandume bashkëpunimi dhe se po monitorojnë zhvillimin e vaksinës përmes fazave të para, të dyta dhe të treta.

“Jemi të lumtur nëse rusët prodhuan vaksinën para kësaj, vetëm ekipet tona të ekspertëve duhet të thonë nëse është e sigurt. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë me të gjithë, sepse sa më shpejt të vijë vaksina, është një shpëtim për ekonominë”, shtoi Vuçiç.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet