Vritet udhëheqësi i programit bërthamor të Iranit, Izraeli akuzohet për vrasjen e tij

Një shkencëtar iranian i emëruar nga Izraeli si udhëheqës i programit bërthamor të Republikës Islamike është vrarë të premten në periferi të Teheranit.

Ministri i Jashtëm i Iranit nuk dha hollësi por pretendoi se kishte ‘indikacione serioze’ se Izraeli ka gisht në vrasjen e Mohsen Fakhrizadeh.

Izraeli, i dyshuar prej dekadash për vrasjen e shkencëtarëve bërthamorë iranian ende nuk ka komentuar rastin.

Vrasja rrezikon të rris akoma tensionet në Mesdhe, afro një vit pasi Irani dhe SHBA ishin në prag të luftës pas vrasjes së një gjenerali të lartë iranian nga një sulm amerikan me dron në Bagdad.

Ngjarja ndodhi gjithashtu në prag të inaugurimit president në muajin janar të Joe Biden i cili pritej të kthente Amerikën në një pakt që synon të sigurojë se Irani nuk ka mjaftueshëm uranium të pasuruar për të prodhuar armë bërthamore.

Presidenti Donald Trump më 2018 u tërhoq nga marrëveshja e cila në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike detyroi Iranin të kufizonte pasurimin e uraniumit.

Detajet rreth vrasjes së Fakhrizadeh disa orë pas sulmit vazhdojnë të mbeten të pakta.

Raportohet se ai u vra në Absard, një fshat në lindje të kryeqytetit që frekuentohet nga elita iraniane.

Televizioni shtetëror iranian tha se të paktën pesë persona shtinë në drejtim të makinës në të cilën ndodhej Fakhrizadeh.

Shkencëtari vdiq në spital pasi mjekët nuk mund ta ndihmonin.

Në mesin e të plagosurve janë truprojat e tij.

Fotot dhe videot e publikuara në internet tregojnë makinën Nissan me vrima plumbash dhe njolla gjaku.

Kategoritë
BotaLajme