Vritet 22 vjeçari nga Kosova gjatë një plaçkitjeje të armatosur në një kazino në Shkup

Dy persona kanë mbetur të vdekur gjatë mëngjesit të sotëm, në një kazino të Shkupit, si pasojë e një plaçkitjeje me armë.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka bërë të ditur se njëri nga të vrarët është një 22 vjeçar nga Kosova.

Siç njoftohet, e gjithë ngjarja ka ndodhur si shkak i katër personave të armatosur që kanë hyrë në kazino, për të marrë qarkullimin ditor.

“Më 15 shkurt të vitit 2020, në ora 04:47 të SPB Shkup, u denoncua se katër persona të armatosur kanë hynë në kazino në rr. ‘Magjistralja e Adriatikut’ në Shkup dhe kanë filluar të qëllonin ndaj të pranishmëve, duke goditur V.H. (22) nga Kosova, i cili ka vdekur në vendngjarje. Ndërsa, sipas denoncimit, B.N. (20) nga fshati Krushopek, Shkup, i angazhuar si sigurim privat në kazino, është goditur në kokë me kondak, pas së cilës ka ndërruar jetë. Sipas raportit, e kanë marrë qarkullimin ditor dhe janë larguar”, njofton Ministria e Brendshme maqedonase.
Ekspertizë në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe ndërmerren masa për gjetjen e kryerësve dhe për zbardhjen e rastit.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet