Vrau 53-vjeçarin italian, gjykata liron shqiptaren: Tentoi ta përdhu.nonte, u vetëmbrojt

Drejtësia italiane liroi nga arresti shtëpiak 25 vjeçaren shqiptare, Aurela Perhati e akuzuar për vrasje në Itali pasi thonë se ajo e bëri për vetëmbrojtje.

Sipas asaj që shkruajnë mediet italiane, shqiptarja e kreu vrasjen për të shpëtuar nga përdhunimi pavarësisht se qëllimi i saj nuk ishte ta vriste italianin.

Aurela Perhati banon në komunën e Ovadas në provincën e Alessandrias. Në janar të këtij viti ajo u arrestua për vrasjen e një 53-vjeçari italian, Massimo Garitta, ngjarje e ndodhur më datë 31 dhjeto 2019.

25 vjeçarja u largua menjëherë nga vendngjarja por nuk mundi t’i shpëtonte autoriteteve italiane.

Policia pasi gjeti trupin e pajetë të viktimës ngriti dyshime për vrasje pas gjurmëve të lëna nga Perhati në xhupin e viktimës.

Pasi u dërgua në rajon, Aurela Perhati rrëfeu para policisë versionin e saj të ngjarjes duke thënë se nuk e njihte më parë Massimo Garrittan dhe se rreth orës 18:45 të 31 dhjetorit ka pranuar ta shoqërojë me makinë.

Sipas Aurela Perhatit, víktima është përpjekur ta përdhunojë duke e detyruar të zbresë nga automjeti në një zonë të izoluar.

Ajo ka mundur të largohet e gjatë manovrës me makinë e ka aksidentuar.

“Mendova se vetëm e kam prekur me makinë e jo aksidentuar deri në vdekje”, ka deklaruar ajo.

Për mediat lokale italiane avokati i saj mbrojtës është shprehur se “nuk ka qenë vrasje e qëllimshme dhe e paramenduar. Ka qenë një rast tragjik e i pafat”.

Kategoritë
LajmeRajoni