Vrasja e dyfishtë në Ballsh, autori jetonte si emigrant në Greqi

Gazment Musta është autori i vrasjes së dyfishtë pasditen e sotme, duke shkaktoi një tragjedi të vërtetë në shtëpinë e tij në Ballsh.

34-vjeçari, i cili jetonte si emigrant në Greqi dhe kishte ardhur për festat e fundvitit, qëlloi me thikë bashkëshorten Gentjana Musta dhe më pas motrën e saj, Merisa Çaushin, duke i lënë të vdekura.

Policia arrestoi menjëherë autorin, i cili dyshohet si ishte në gjendje të dehur dhe se kishte kryer aktin pas një grindjeje për motive banale me bashkëshorten e tij.

Çifti Gazment dhe Gentjana Musta kishin edhe dy fëmijë, një vajzë 7 vjeçe dhe një djalë 3 vjeç, të cilëve për arsye etike, u kemi fshehur fytyrën.

Sipas informacioneve mësohet se fillimisht ka debatuar me gruan pasi kjo i ka sugjeruar të mos pijë më alkool, por edhe se i kishte kërkuar që të shkonte nga prindërit e saj.

Më tej mësohet se Gazmend Musta në fillim ka qëlluar të shoqen, por aty ka ndërhyre kunata për të mbrojtur motrën por edhe e atë e ka sulmuar me thikë, duke i lënë të dyja të vdekura.

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet