Vrasja e 7-vjeçarit nga Kosova në Zvicër, a mund të bëhet fjalë për një sulm terrorist me karakter raciste?

Në Basel të Zvicrës dje është goditur për vdekje një 7-vjeçar kosovar, derisa po dilte nga shkolla për të shkuar në shtëpi. Mediat atje kanë shkruar për ngjarjen që ka tronditur Baselin, arsyeja e ndodhisë ende nuk dihet, transmeton Gazeta e Re.

Një grua 75-vjeçare thuhet se ka therur me thikë djalin shtatëvjeçar nga Kosova, i cili ishte duke u kthyer nga shkolla.

Ngjarja ndodhi në lagjen e Gotthelf në Basel. Mergim L., nxënës i shkollës fillore, është mbytur brutalisht dje. Në dritën e diellit, në rrugë. Tërë kjo ngjarje e çmendur ka ndodhur gjatë kohës së drekës, në orën 12:30.

Djali sapo kishte përfunduar mësimin dhe ishte duke u kthyer në shtëpi që nuk ishte larg. Fëmija ishte vetëm ku u sulmua nga një grua në pension (75) në Gotthelf në St. Galler-Ring. Zvicerania e theri atë në fyt. Gjakderdhja e madhe bëri që ai të vdesë pak minuta më vonë në spital.

Në të njëjtën kohë, mësuesja e djalit ishte pak metra larg me biçikletë. Ajo e gjen nxënësin e saj të plagosur rëndë në tokë. Menjëherë ajo e telefonon emergjencën. Por, plaga e Mergimit ishte shumë thellë dhe edhe pse dërgohet në Spitalin Universitar të Baselit, mjekët nuk arrin t’ia shpëtojnë jetën djalit. Ai nuk arriti t’i mbijetojë plagës së tij.

Sipas televizionit kosovar, Klan Kosova, viktima është nga Lipjani.

Pasi është gjetur fëmija i plagosur rëndë, një kërkim ka filluar menjëherë nga policia. Policia ka mësuar se akti është kryer nga një “grua në moshë” që ishte larguar shpejt nga skena e krimit.

Me vonë është zbuluar se ajo është një plakë zvicerane 75-vjeçare e cila e kishte kryer aktin. Ajo e ka pranuar se e ka sulmuar fëmijën. Gruaja është arrestuar.

Pas sulmit, banorët janë shokuar nga ky krim. Ata kanë vendosur lule në vendin e ngjarjes dhe kanë ndezur qirinj. Shumica prej tyre janë parë duke qarë dhe duke mbërthyer kokën me duar.

“Pse duhet të vdesë një fëmijë?”, pyesnin me dëshpërim ata. Ata nuk mund ta shpjegojnë se pse askush nuk e ndihmoi fëmijën-pse ai po udhëtonte vetëm. “Gjithmonë ka shumë njerëz në mesditë në unazën e St. Galler. Prindër, nxënës, udhëtar”.

Edhe pse mediat zvicerane po pretendojnë se agresorja ishte me probleme psikike, ekzaminimi i gjendjes ende po vazhdon e në anën tjetër nuk mungojnë edhe pretendime se rasti ka të bëj me një akt termosit me karakter raciste pasi që dihet se qyteti i Bazelit këto vitet e fundit ka shënuar një rritje të dukshme sa i përket sulmeve ndaj refugjatëve ku  sipas mediave atje 89% të e këtyre sulmeve janë me karakter raciste.

Ndryshe, në Zvicër gjatë vitit që shkoi është shënuar një rritje të numrit të sulmeve raciste. Kështu, derisa në vitin 2017 ishin regjistruar 213 raste të sulmeve në bazë race, gjatë vitit 2018 ky numër është 289. Por, kjo statistikë ka të bëjë para së gjithash me deklarimet raciste të bëra në mënyrë publike.

Rastet e tilla janë listuar në kronologjinë “Racizmi në Zvicër” të cilën që nga viti 1995 e mban Hans Stutz, shkruan nachrichten.ch. Kjo kronologji ka vërtetuar perceptimin e viteve të mëparshme se sulmet e dhunshme me bazë race janë bërë më të dukshme ndërkohë që incidentet verbale ndaj pakicave mbeten relativisht të shpeshta.

Për këtë arsyeja qeveria e Zvicrës ka marrë disa vendime, me vite ne vendet te ndryshme të Zvicrës organizohen aksionet të shumta kundër racizmit. Në këto aksione përfshihet një program shumëplanësh, në të cilin kontributin e tyre e japin mbi 20 organizata të ndryshme. Po kështu përmes një fushate me pllakate, organizatorët apelojnë te qytetarët që të mos “infektohen” nga racizmi.

Kategoritë
DIASPORALajmeLajmet Kryesore

Të ngjajshmet