Volkswagen paralajmëron ngadalësimin e shitjeve në tregjet globale

Fitimi pas taksës u rrit në 3.98 miliardë euro (4.42 miliardë dollarë) ndërsa të ardhurat u rritën për 11 për qind në 61.42 miliardë.

Kompania gjigante gjermane Volkswagen tha se fitimet e saj janë rritur me 44 për qind në tremujorin e tretë falë një përzierjeje më fitimprurëse të automjeteve.

Megjithatë, Volkswagen paralajmëroi se tregjet globale po ngadalësojnë më shumë sesa pritej dhe ulën parashikimin për shitjet vjetore.

Fitimi pas taksës u rrit në 3.98 miliardë euro (4.42 miliardë dollarë) ndërsa të ardhurat u rritën për 11 për qind në 61.42 miliardë. Marzhi i shitjeve prej 7.8 për qind e tejkaloi synimin prej 6.5 – 7.5 për qind.

Kompania me qendër në Wolfsburg tha se pret që “tregjet e automjeteve do të kontraktohen më shpejtë nga sa ishin parashikuar më parë në shumë rajone të botës”.

Më pas theksuan se shitjet do të jenë “në një nivel” me rekordin e vitit të kaluar prej 10.8 milionë automjete.

Kategoritë
Ekonomi

Të ngjajshmet