Volkswagen ka një lajm të keq për adhuruesit e Golfit

Megjithëse plani fillestar i Volkswagen ishte elektrifikimi i versionit GTI të gjeneratës së re të Golfit, udhëheqësit e gjigantit nga Wolfsburg hoqën dorë nga kjo ide.

Ish- kreu i VW Matthias Miller po planifikonte të elektrifikojë Golf 8 GTI, por pasardhësi i tij, Herbert Dies, hodhi poshtë një version të tillë të Grand Tourer Injection.

Kështu, modeli i ri i kompanisë gjermane do të mbërrijë pa një version hibrid, duke mbajtur formulën e provuar – evolucionin përpara revolucionit.

Golf 8 GTI do të ketë të njëjtin turbo-mbushës TSI me 2.0 litra si Mk7, por është përforcuar në 252 kuaj fuqi në versionin standard dhe deri 286 kuaj fuqi mbresëlënëse në variantin GTI TCR.

Rritja e “kuaj fuqive” do të shoqërohet nga një çift rrotullues më i fortë, kështu që standardi GTI do të ketë 350 Nm dhe GTI TCR 370 Nm.

Sa i përket versioneve të zakonshme, Golf 8 do të jetë në dispozicion në një version hibrid me motor TSI 1,5 litërsh në benzinë dhe dizel 2.0-litër TDI.

Vitin e kaluar Volkswagen njoftoi fillimin e prodhimit të Golfit 8 në qershor 2019, kështu që pritet që premiera zyrtare të mbahet në muajt e ardhshëm.

Versioni GTI mund të paraqitet paralelisht me variantin standard.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji

Të ngjajshmet