«Volkswagen» do të ndërpresë përkohësisht prodhimin në Rusi

Prodhuesi gjerman i makinave, «Volkswagen» ka njoftuar se do të pezullojë prodhimin në fabrikat që ka në Rusi për shkak të vështirësive në furnizimin me pjesë nga Evropa.

“Për shkak të mungesës së komponentëve të furnizuar nga impiantet evropiane, Volkswagen Group Rus do të pezullojë përkohësisht prodhimin në fabrikën e automobilave në Kaluga dhe në uzinat e montimin në Nizhny Novgorod për dy javë – nga 30 marsi deri në 10 prill të vitit 2020″, njofton “Volkswagen” përmes një deklarate.

“Aktualisht, ne mund të sigurojmë një furnizim të qëndrueshëm me makina dhe pjesë këmbimi për bizneset dhe klientët tanë”, sqaron kompania.

Sipas Shoqatës së Bizneseve Evropiane (AEB), shitjet e “Volkswagen” në Rusi në vitin 2019 ranë me 2%, në 104 mijë copë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet