Vlerësohet lartë vepra e Nexhip Draga, Aqif Blyta dhe Ferat Draga

Nën përkujdesjen e presidentit të Republikës se Kosovës, Hashim Thaçi është mbajtura akademi për 100-vjetorin e organizatës politike “Xhemijet”.

Me këtë rast, këshilltari i presidentit të Kosovës, Ismajl Syla, tha se periudha mes dy luftërave botërore ishte periudha më e vështirë për Kosovën.

Ai përmendi tri arsyet themelore për organizimin e kësaj akademi; vënia në spikamë e shtypjes së popullit shqiptar; kundërvënia me mjete parlamentarë dhe vënia në spikamë e politikës kolonizuese përmes reformës agrare.

Syla ka thënë se përkundër padrejtësive historike që kanë qenë reflektim, rezistenca e trojeve shqiptare që mbetën jashtë Shqipërisë në konferencën e Londrës, nuk u ndalen asnjëherë.

Syla: Organizata politike “Xhemijet” në kuadër të “lojës” parlamentare

“Derisa Komiteti, Mbrojtja Kombëtare e Kosovës dhe Lufta e Çetave të Azem Bejtë Galicës ishte kundër vënë me armë kundër sundimit të Kosovës nga Mbretëria Jugosllave që ishte e dominuar nga politika e Beogradit, organizata politike “Xhemijet” në kuadër të “lojës” parlamentare u përpoq të tregoj përmasa të diskriminimit ekstrem ndaj popullatës shqiptare dhe atyre jo serbe në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore”, ka thënë Syla.

Profesor Nexhmedin Spahiu, Ferat Dragajn e ka cilësuar si një nga politikanët më të zhdërvjelltë që populli shqiptar ka pasur.

Spahiu po ashtu ka thënë se më meritorët për shpëtimin e popullit shqiptar ishin Nexhip Draga, Aqif Blyta dhe Ferat Draga

Spahiu: Meritor për shpëtimin tonë janë Nexhip Draga, Aqif Blyta dhe Ferat Draga

“Prej kohës së ardhjes së Milosheviçit në pushtet e derisa erdhi te koha e luftës për çlirimin e Kosovës, e quajmë meritorë Ibrahim Rugovën, nëse gjatë luftës së Dytë Botërore dhe menjëherë mbas luftës, meritorë për shpëtimin e popullit tonë nga gjenocidi konsiderohet Shaban Poluzha, në mes luftës së dytë botërore dhe pas luftës së parë ballkanike, meritor për shpëtimin tonë janë pikërisht këta tre burra që po shini këtu”, ka thënë Spahiu.

Kryetari këshillit Nacional Boshnjak, Sylejman Uglanin, tha se populli i Sanxhakut, Kosovës dhe Maqedonisë i kanë borxh Ferat Dragajt, vizionin e mençurisë së tij.

Uglanin: Nexhip Draga, Ferat Draga, Aqif Efendia dhe Shaban Polluzha janë shembuj për patriotizëm

“Ferat Dragaj ka qenë njeri i madh dhe politikan i mençur. Populli i Sanxhakut, Kosovës dhe Maqedonisë ia kanë borxh vizionit dhe mençurisë së tij. Këshilli Nacional i Sanxhakut në vitin 2012 ngiti pllakën përkujtimore Ferat Dragës në shkollën fillore në fshatin Dragaj dhe Aqif Efendisë në qendër të qytetit në Novi Pazar, ku ishte shtëpia e tij, Nexhip Draga, Ferat Draga Aqif Efendia dhe Shaban Polluzha janë shembuj të patriotëve të Sanxhakut”, theksoi Uglanin.

Kategoritë
KulturëLajmeVendi

Të ngjajshmet