Vjosa Osmani: Kemi vullnet për të qeverisur bashkë

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur pas takimit me kandidatin nga LVV, Albin Kurtin, raporton IndeksOnline.

Osmani ka thënë se në takim kanë biseduar për një bashkëpunim të mirë ndërmjet vete.

“Ne bashkëqeverisjen tonë do t’ia urojme njëri- tjetrit edhe nese ka marr një votë m shumë.

Këto dy parti kanë vullnet të bashkëqeverisjes së mirë. Kemi diskutuar në nivel parimeve. Të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë”, ka thënë ajo.

Osmani tha se me Qeverinë e re do të reduktohet numri i ministrive por do të rritet cilësia e punës, raporton IndeksOnline.

“Ka disa gjëra me të cilat filluam diskutimeve, sa i përket një qeverie që do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive, por do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëhet. Iu mbetet partive që diskutohen për detajet. Po presim edhe numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale”.

Osmani përfundoi konferencën duke thënë se “ka vullnet të mirë në të dy partitë”./IndeksOnline/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet