Vjen konfirmimi, VAR në Premier Ligë nga sezoni tjetër

Edhe futbolli anglez do të ketë teknologjinë e VAR.

Sistemi VAR do të përdoret edhe në Premier Ligë që prej edicionit të ardhshëm.

Klubet e ligës elitare angleze kanë votuar në favor të shfrytëzimit të teknologjisë, që tashmë përdoret në La Liga, Serie A e Ligue 1 të Francës.

“Klubet e Premier Ligës janë pajtuar në parim që të shfrytëzohet VAR në këtë garë për edicionin 2019/2020”, thuhet në një njoftim zyrtar të ligës.

Deri më tani VAR ka qenë në fazë testuese në Angli, ku është përdorur në disa ndeshje të kupës.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet