Listës esenciale të produkteve mjekësore i janë shtuar edhe shtatë produkte të reja për trajtimin e kancerit të gjirit dhe melanomës, kancerit agresiv të lëkurës.
Këtë e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili tha se e ka nënshkruar përditësimin e fundit të listës esenciale të produkteve mjekësore dhe materialit shpenzues
“U shtuan: 7 produkte të reja bashkëkohore për trajtimin e kancerit të gjirit dhe melanomës, kancerit agresiv të lëkurës.
Këto arritje u mundësuan falë buxhetit prej 70 milionë euro për barnat esenciale.
Buxheti më i madh ndonjëherë”, ka shkruar Vitia.
Ai po ashtu theksoi se ky është përditësimi i nëntë brenda 19 muajve.
“Në vitin 2025, do të vazhdojmë ta përditësojmë më tej listën me produkte të reja për qytetarët tanë.
Së shpejti punë e veprime edhe për parandalimin e sëmundjeve”, ka shkruar Vitia. /Telegrafi/