Virusi HPV shkakton këto lloje të kancerit

HPV është kaq i zakonshëm që pothuajse të gjithë meshkujt dhe femrat seksualisht aktiv janë të infektuar në një moment në jetën e tyre. Një grup i papillomaviruseve njerëzore (HPV) përbëjnë më shumë se 100 lloje virusesh, nga të cilat rreth 40 mund të infektojnë zonën gjenitale te burrat dhe gratë.

HPV transmetohet më së shpeshti gjatë marrëdhënieve seksuale. Në shumicën e njerëzve të infektuar me papillomavirus, asnjë simptomë ose probleme shëndetësore nuk janë zhvilluar ndonjëherë. Në shumicën e rasteve HPV zhduket vetvetiu dhe nuk shkakton probleme shëndetësore, transmeton KosovaPress.

Megjithatë, kur infeksioni i HPV nuk kalon, mund të shkaktojë probleme shëndetësore si lythat gjenitale dhe kancer. HPV mund të shkaktojë kancer të qafës së mitrës. Ajo gjithashtu mund të shkaktojë kancer në penis, anus, në fyt, duke përfshirë kanalin rrënjësor të gjuhës dhe bajamet, e cila quhet kancer orofaringeal.

Dy tipat bazë të HPV quhen me rrezik të ulët ose të lartë, varësisht nga ajo nëse personat e infektuar mund të rrezikohen nga zhvillimi i kancerit.

HPV transmetohet siç transmetohen edhe agjentë të tjerë etiologjik të sëmundjeve infektive, si klamidia, gonorreja dhe HIV. Pra, me anë të kontaktit oral dhe gjenital. Prezervativët japin njëfarë mbrojtje, por gjithsesi të prekurit, puthjet dhe çdo akt tjetër që transmeton lëngje trupore nga një person te tjetri mund të transmetojë infeksionin e HPV.

Kategoritë
Shëndetësi

Të ngjajshmet