Veturat më të shitura super-sportive në Evropë

Blerësit evropianë adhurojnë veturat sportive dhe falë tyre ka nisur të rritet gjithnjë e më shumë shitja e tyre.

Gjatë vitit 2016 janë shitur 10700 vetura sportive në Evropë. Ekspertët parashohin që kjo shifër sivjet të tejkalojë 13000 njësi të tilla.

Aktualisht vetura më e kërkuar është “Ferrari 488 GTB”, pasuar nga “Aston Martin DB11”, “Audi R8”, “Bentley Continental GT/GTC” dhe “Bentley Flying Spur”.

Në vendin e gjashtë renditet “Aston Martin V8/V12”, në të shtatin “Ferrari California” dhe në vendin e tetë “Maserati Quattroporte”.

Kategoritë
Të ndryshme

Të ngjajshmet