Vetëvendosje të enjten planifikon të mbledhë në sheshe mijëra aktivistë

Rreth 3500 aktivistë të Vetëvendosjes pritet që të mblidhen në tre sheshet kryesore të Prishtinës, të enjten e 28 majit.

Duke filluar nga ora 17:00 deri në orën 19:00 ata thuhet se do të realizojnë një ‘performancë’ në sheshet ‘Skenderbeu’, ‘Ibrahim Rugova’ dhe ‘Adem Jashari’.

“Në këtë organizim do të marrin pjesë rreth 3500 persona, distanca mes pjesëmarrësve do të jetë dy metra, dhe secili pjesëmarrës do të jetë i pajisur me doreza dhe maska”, thuhet në njoftimin, dokumentin e të cilit e ka publikuar Indeksonline.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ndaluar tubimet me shumë njerëz për shkak të rresikut të përhapjes së koronavirusit.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet