Vetëvendosje bën thirrje për dalje masive në zgjedhje

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, në një konferencë për media ka vlerësuar pozitivisht procesin e deritanishëm zgjedhor, ndonëse shfaqi brengën për daljen e ulët të votuesve në balotazh.

“Dalja në këtë kohë është më e ulët se sa në rundin e parë dhe ftojmë qytetarët të dalin më masovisht për zgjedhje, pasi me votë duhet tregohet se cilin lloj të qeverisjes duan ta kenë”, ka thënë Sejdiu.

Ai tha se nga raportimet prej komisionarëve dhe vëzhguesve të Vetëvendosjes në balotazh nuk ka raportime për parregullsi dhe incidente të theksuara./kp/

Kategoritë
LajmeVendiZgjedhjet Lokale 2017

Të ngjajshmet