Veteranët Holandezë të Srebrenicës, padi shtetit të tyre: Na braktisi, na turpëroi, na shkatërroi

Grupi i veteranëve nga batalioni hollandez i UNPROFOR-it, i cili në vitin 1995 ishte pjesë e forcave paqeruajtëse të OKB-së në zonën e Srebrenicës, do të ringrejë një padi kundër qeverisë së Holandës, ku qëllimi është pagesa e dëmëve dhe rivendosja e nderit.

Avokati veteran, Michael Rupert, tha se ushtarët holandezë u dërguan në “një mision të pamundur”.

“Shteti dërgoi këta ushtarë në një mision të pamundur dhe i braktisi ata atje”, tha Rupert.

Rupret më parë tha se ushtarët gjatë ngjarjeve në Srebrenicë pësuan dëm të madh fizik, psikologjik dhe financiar, si dhe në jetën e tyre shoqërore.

Tre vjet më parë, rreth 230 veteranë u mblodhën për një padi kundër shtetit të tyre, por hoqën dorë vitin e kaluar, kur ministri i Mbrojtjes Ank Bijleveld njoftoi për një hetim mbi problemet që këta veteranë të Srebrenicës ende po përballen.

Edhe pse ministri është ende në bisedime me grupin punues të ish-paqeruajtësve, një numër i veteranëve ka përshtypjen se asgjë e veçantë është bërë, shpjegoi avokati Rupert.

Në këtë moment, rreth njëzet ish-ushtarë kanë për qëllim që të ringrejnë një padi kundër qeverisë së Holandës.

Paqeruajtësit hollandezë, “në besë” të të cilëve ishin qindra banorë të Srebrenicës së rrethuar nga serbët, janë ata që mbajnë barën e rëndë të akuzës për masakrën e tmerrshme të 24 vitevemë parë, pasi u treguan të paaftë që t’u mbronin jetën. /tesheshi.com/

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet