Vetëm 10 milion euro e ndajnë Rakitic me Interin

​Janë 10 milionë euro që e mbajnë larg marrëveshjen mes Interit dhe Barcelonës për transferimin e Ivan Rakticit në Serinë A.

Pasi arriti të bindte Diego Godinin, që në fund të sezonit do t’i japë lamtumirën Atleticos së Madridit, klubi zikaltër po bën të pamundurën për të afruar në Milano një mesfushor klasi, si Rakitic, çka do të thotë se ka rënë pista “Modric”.

Por si mund të gjendet gjuha e përbashkët? Duke përfshirë në marrëveshje bonuset, që do të kënaqnin kërkesat e “blaugranave”.

Më 10 mars Rakitic mbush 31-vjeç. Kroati ka kontratë me Barcelonën deri në verë të vitit 2021, me një pagë 5.5 milionë euro në sezon.

Ziklatrit i ofrojnë bashkëpunim 3-vjeçar, pra mesfushori nënkampion botë do të siguronte një kontratë të mirë deri në vitin 2022.

Takimet sekrete të Piero Ausilios dhe Beppe Marottas kanë hedhur bazat për një marrëveshje përfundimtare, që mund të mbyllet për 40 milionë.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet