Veseli viziton bizneset e prekura nga pandemia në Prizren: Qeverisja e dobët po rrezikon bizneset dhe sektorin privat

Kryetari i Parëtisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot bizneset e Prizrenit të cilat janë prekur nga Pandemia, raporton Ekonomia Online.

Gjatë kësaj vizite, kryetari Veseli ka theksuar edhe njëherë se propozimet e mangëta të qeverisë nuk po ndihmojnë sektorin privat dhe të punësuarit e këtij sektori. Kryetari Veseli ka thënë se është për keqardhje që bizneset të cilat po vuajnë nga kriza e shkaktuar prej pandemisë, nuk po kanë ndihmë konkrete dhe subvencione të ndryshme dhe fonde direkte.”, ka thënë kryetari Veseli

Më tutje, ai ka shtuar se 286 mijë punëtorët e sektorit privat janë fuqia kryesore punëtore në Kosovë dhe shtetit është duke dështuar që t’u dalë në ndihmë kur ata kanë më së shumti nevojë.

Pronari i kompanië “Burak Automotive”, Ediz Cabrati ka falënderuar kryetarin Veseli për vizitën e tij në Prizren. “Është një vizitë mëse e mirëseardhur në këtë periudhë të vështirë për bizneset. E Falënderojmë shumë për mbështetjen kryetarin Veseli dhe shpresojmë që sa më parë të kalojmë këtë situatë.”, ka thënë ai.

Kryetari Veseli ka vizituar edhe disa biznese të tjera në komunën e Prizrenit të cilave u ka ofruar të gjithë mbështetjen e tij në lidhje me vështirësitë të cilat po i kalojnë.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet