Veseli tregon pse PDK votoi për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka deklaruar se rënia e Qeverisë Kurti ishte si rezultat i përçarjes së partnerëve të koalicionit qeverisës.

Ai në emisionin Debat të televizionit publik ka thënë se qeverisja VV-LDK ishte treguar e paqëndrueshme që nga arritja e koalicionit qeverisës, teksa ka treguar arsyet pse deputetët e kësaj partie votuan mocionin e iniciuar nga LDK-ja për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

“Konflikti i partnerëve të koalicionit po e dëmtonte Kosovën. Në vend se të kishte unitet në çështjen e pandemisë, luftën e korrupsionit dhe ballafaqimi me Serbinë, të gjitha këto munguan. Kurti luftonte çdo gjë dhe çdo kë që i dilte përpara. Kosova arriti në pikën më lartë kritike në marrëdhëniet e saj me SHBA, përfshirë sanksionet ekonomike. Kemi një situatë të pazakontë ku përgjegjësia u bie ish-partnerëve LDK-VV”, tha Veseli.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet