Veseli nga xhamia më e vjetër në Ballkan: Si kryeministër i ardhshëm do e kem prioritet ruajtjen e monumenteve të vyera si ky

Kryetari në detyrë i Kuvendit, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar xhaminë e fshatit Mlikë

Në publikimin e radhës në rrjetet sociale, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka postuar foto nga xhamia e fshatit Mlikë në komunën e Dragashit e cila konsiderohet se është më e vjetra në Ballkan.

Postimi i plote i Veselit: “Xhamia e Mlikës në Dragash, e ndërtuar në 1289, konsiderohet nga studiuesit si xhamia e parë në Ballkan. Si kryeministër i ardhshëm do e kem prioritet ruajtjen mirëmbajtjen, restaurimin dhe promovimin e monumenteve të vyera si ky. Kosova jonë, edhe pse është territor i vogël, është e pasur në trashëgimi natyrore dhe kulturore dhe ka monumente të rralla si kjo xhami. Kjo trashëgimi së bashku me mikëpritjen tradicionale të popullit tonë, ofron një potencial të madh për zhvillimin e turizmit në Kosovë i cili është një sektor që në të ardhmen do të hapi shumë vende pune për rininë tonë”

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet