Veseli në Romë: Italia mbështet liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, është pritur sot në takim të veçantë nga presidentja e Senatit italian, Maria Elisabetta Alberti Casellati, për të diskutuar për mbështetjen politike të shtetit italian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës brenda këtij viti

Gjatë këtij takimi, të dy homologët diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme që Roma dhe Prishtina zyrtare kanë ndërtuar midis tyre. Kryetari i Kuvendit, Veseli, e njohu kryeparlamentaren italiane për zhvillimet në Kosovë, me fokus në agjendën evropiane si prioritet nacional.

Veseli e falënderoi  Casellati për përkrahjen e vazhdueshme që shteti italian i ka dhënë dhe është duke i dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha drejtimet, ndërsa kërkoi mbështetjen e Senatit dhe shtetit italian në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Veseli tha se institucionet e vendit kanë përmbushur të gjitha kriteret që atyre u janë vendosur në këtë proces, ndërsa përmbushja e gjitha kritereve është vlerësuar ditë më parë edhe nga Komisioni Evropian i cili rekomandon heqjen e shpejt të vizave për qytetarët e Kosovës.

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet

  • Ahmeti reagon për “veteranët e rrejshëm”

    Kryetari i komunës së Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj publikimeve ku thuhet se 19,000 veteranë të rrejshëm përfshihen në draft aktakuzën e prokurorit Elez Blakaj...
  • Dy milionë muslimanë pritet të nisin Haxhin

    Dy milionë muslimanë pritet të mbërrijnë javën e ardhshme në Arabinë Saudite për pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit. Këtë vit do të marrin pjesë edhe pelegrinët nga Irani, autoritetet...
  • Pesë shpjegime mbi krizën ShBA-Turqi

    Pak muaj më parë, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë i ngjanin qetësisë që i paraprin një stuhie. Shkak ishte mbajtja në burg e një pastori amerikan, që akuzohet se...
  • Divorci dhe liria e grave

    Divorci mund të mos jetë ajo që e dëshirojnë, por çifteve ndonjëherë nuk u mbetet zgjidhje më e mirë. Rekomandohet si opsion, veçanërisht, për t’i shmangur pasojat e mëdha...