Veseli: Falemnderit qytetarëve, krenar për fitoren

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit në territorin e Kosovës.

“Unë falënderoj qytetarët e Kosovës, partinë dhe koalicionin tonë, të gjithë vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë për proces zgjedhor të suksesshëm. Krenar për fitoren sonte”, u shpreh Kadri Veseli.

Partia e Veselit, PDK, ka garuar në këto zgjedhje në koalicion me AAK’në dhe Nismën si dhe disa parti të tjera të vogla, dhe sipas një exit-polli, ka dalë fituese e zgjedhjeve me rreth 40 përqind të votave.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet