“Verë n’dimër”, familja Bölükbaşı nga Prishtina shërben pa pagesë për policinë dhe ushtrinë

Festat e fund vitit po i bëjnë edhe më të mira shtëpizat e vogla prej drurit të cilat janë të vendosura në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Këto shtëpiza ku qytetarët kanë mundësi të kalojnë kohë dhe të shërbehen me pije të nxehta po qëndrojnë të hapura çdo ditë nga mëngjesi deri në mesnatë, në kuadër të aktivitetit “Verë n’dimër” që është një lloj mbështetjeje për bizneset e vogla dhe për këtë aktivitet ka dhënë leje vetë Komuna e Prishtinës.

Por ajo se çfarë ka bërë këtë shesh të veçantë këtë vit është bufeja e familjes Bölükbaşi, një familje e vjetër turke nga Prishtina po ofron pa pagese pije dhe ushqime për policët dhe ushtarët e Kosovës.

Bufeja e cila menaxhohet nga Barış Bölükbaşı, Barbaros Bölükbaşı, Sadık Bölükbaşı dhe Samsun Bölükbaşı, shërbehen punon nga mëngjesi deri në mesnatë dhe shërben pa pagesë për policinë dhe ushtrinë e Kosovës, raporton Gazeta e Re.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet