Venecia vendos 10 euro taksë për turistët

Venecia, e cila vizitohet nga 24 milionë turistë në vit, do të ngarkojë vizitorët me një taksë deri në 10 euro.

Tarifa do të ndryshojë nga 2.50 në 10 euro për person, në varësi të faktit nëse vizitorët vijnë në sezonin turistik apo jo.

Kryebashkiaku Luigi Bruniaro shpjegoi se paratë do të përdoren për të përballuar kostot e larta të mirëmbajtjes dhe pastrimit të qytetit.

Masa e re u miratua nga qeveria italiane, me qëllim të sjellë dhjetëra miliona euro në vit në qytetin e trashëgimisë botërore.

Për shkak të gjeografisë së pazakontë të Venedikut – rrjetit të kanaleve dhe rrugëve të këmbësorëve – shërbimet si deponimi i mbeturinave janë deri në 40 për qind më të shtrenjta se në qytetet e tjera italiane.

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet