Vend për 700 vetura, dyqane, galeri e amfiteatër: Kështu do të duket parkingu nëntokësor në Prishtinë

Kanë filluar ndërtimet për parkingun nëntokësor në kryeqytet. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot ka prezantuar projektin e parkingut nëntokësor, ku ka bërë të ditur se ky projekt do të përfundojë për 18 muaj.

Parkingu nëntokësor do të ketë 23 mijë metra katrorë hapësirë parkingu, 2 kate nga 11 mijë e 500, përafërsisht 700 vende të parkingut.

13 mijë metra katrorë do të jetë hapësirë e gjelbëruar.

Do të ketë galeri të hapur, amfiteatër, kthina të vogla për shërbime komunale, 500 metra katrorë hapësirë komerciale që do të vendoset në katin zero.

Kategoritë
LajmeVendi