Veliu: Sot duhet të dihet nëse ka marrëveshje ose jo

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se nuk do të heqin dorë nga kërkimi i postit të kryeparlamentari, derisa ka theksuar se sot duhet të dihet epilogu se a ka marrëveshje për bashkëqeverisje apo jo.

“Ne po presim nga VV që të deklarohet në ofertën tonë. Oferta jonë është posti i kryeparlamentarit, pesë ministri dhe zotimin për president. Ky proces duhet të kryet sot, në asnjë variant nuk heqim dorë nga posti i kryeparlamenarit”, tha ai, pas takimit që u mbajt në LDK.

Ai shtoi se organet e LDK-së kanë vendosur për këtë opsion dhe nuk ka pakënaqësi brenda LDK-së lidhur me këtë ofertë ndaj VV-së.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet