Vedat Muriqi vazhdon me gola te Fenerbahce, i shënon gol të bukur Basaksehirit

Vedat Muriqi po vazhdon shkëlqimin dhe golat në Superligën e Turqisë me skuadrën e Fenerbahces.

Sulmuesi i Kosovës shënoi gol në ndeshjen e tij debutuese me Fenerin në Superligën e Turqisë ndaj Gaziantep.

Megjithatë, Muriqi nuk është ndalur aty dhe ka tundur rrjetën edhe në ndeshjen e javës së dytë ndaj Istanbul Basaksehir.

Ky gol i Muriqit ishte krucial për ekipin e tij pasi barazoi rezultatin në 1-1, ndërsa ndeshja përfundoi me fitoren 2-1 të ekipit të tij.

Goli i 25-vjeçarit erdhi falë asistimit të mirë të Tolga Cigerci.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet