Vedat Muriqi në Stamboll për të nënshkruar kontratë me Fenerbahçen

Sipas mediumeve turke, Vedat Muriqi ka udhëtuar në Stamboll të hënën mbrëma së bashku me agjentin e tij, për të nënshkruar kontratë me Fenerbahçen.

24 vjeçari ka marrë leje nga presidenti i Rizesporit, Hasan Kartal që të përfundojë marrëveshjen me gjigantin turk, transmeton Indeksonline.

Shuma që duhet të paguaj Fenerbahçe është rreth 4 milionë euro.

Muriqi ka qenë në formë të mrekullueshme në këtë edicion duke shënuar 15 gola dhe 7 asistime në Superligën e Turqisë.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet